FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cottarelli nuk siguron mbështetje nga partitë politike, Italia mund të shkojë në zgjedhje të reja

Kryeministri teknik në Itali, Carlo Cottarelli, është takuar me presidentin Sergio Matarella pas raportimeve se mund të shpallen zgjedhjet të reja si pasojë e krizës politike. Mediat kanë raportuar se ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cottarelli, ka dështuar në sigurimin e mbështetjes nga partitë e mëdha politike dhe ka mundësi që as nuk do të tentojë të marrë postin e kryeministrit.

Presidenti Italian, Sergio Mattarella mund të heqë dorë nga emërimi dhe të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në muajin korrik.

Ditën e diel, dy partitë populiste italiane kanë dështuar në formimin e kabinetit qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe fuqizimi i partive populiste euroskeptike ka dëmtuar tregjet financiare, dhe ka rritur shqetësimet për ruajtjen e stabilitetit në Eurozonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?