Covid-19 po “bën kërdinë” në Kinë

Gati 90% e banorëve në Henan, një nga provincat më të populluara të Kinës, janë infektuar me Covid-19, sipas një zyrtari shëndetësor, pasi vendi po përballet me një rritje të paprecedentë të rasteve.

Pas tre vitesh kufizimesh që ishin ndër më drakonianët në botë, Kina muajin e kaluar papritmas hoqi shumicën e masave të saj shëndetësore kundër koronavirusit. Numri i pacientëve është rritur në mënyrë eksponenciale, ndërkohë që sistemi shëndetësor është i mbingarkuar nga të moshuarit dhe krematoriumet duket se nuk mund të përballojnë fluksin e kufomave.

Në Henan (Kina qendrore), provinca e tretë më e populluar e Kinës, 89% e popullsisë ishte infektuar me Covid-19 që nga 6 janari, tha një zyrtar lokal shëndetësor, Kan Chuansheng. Bazuar në këtë normë, rreth 88.5 milionë njerëz thuhet se janë infektuar tashmë Covid, nga afërsisht 100 milionë banorët e provincës.

Autoritetet presin një valë të re infektimeve gjatë Vitit të Ri Hënor (më 22 janar), ndërsa miliona kinezë po zhvendosen në fshat për të festuar me familjet e tyre. Me afrimin e festave, më shumë se 34 milionë udhëtime ishin paralajmëruar për të shtunën, sipas shifrave zyrtare.

Kina, e cila ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, ka regjistruar vetëm 30 viktima nga Covid që nga heqja e kufizimeve shëndetësore në dhjetor, pavarësisht valës së paprecedentë të infeksioneve me të cilat po përballet vendi.

Shifrat nuk pasqyrojnë situatën, sipas shumë ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kina gjithashtu ndryshoi kriteret e saj për vlerësimin e viktimave nga Covid në dhjetor.

Tani e tutje, vetëm ata që vdesin si pasojë e problemeve të frymëmarrjes, do të përfshihen në statistika. Ky ndryshim në metodologji do të thotë që shumë viktima nuk do të regjistrohen më si pasojë e Covid.

Pavarësisht rritjes së rasteve, Kina hoqi ditën e djeshme karantininën për të huajt. Megjithatë, ka ende një kërkesë për teste PCR dhe vizat turistike do të mbetën të pezulluara për të paktën 3 vite.

SHKARKO APP