“Covid, Covid, Covid kudo”, acarohet Trump: E kemi zgjatur shumë këtë temë, nga 4 Nëntori nuk do dëgjoni më të flitet për të

Presidenti i Amerikës Donald Trump duket se betejën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk e ka vetëm me kandidatin demokrat Joe Biden, por e ka edhe me virusin Covid-19.

Në deklaratat e dhëna së fundi Trump shprehet se tema e koronavirusit është zgjatur shumë dhe se duke filluar që prej 4 nëntorit njerëzit nuk do të dëgjojnë më të flitet për të. Kujtojmë se të martën e 3 nëntorit zhvillohen zgjedhjet në SHBA dhe konotacioni i deklaratës së Trump lidhet me fitoren në zgjedhje dhe mposhtjen e virusit.

“Gjithçka që dëgjoj tani, ka të bëjë vetëm me koronavirusin. E kanë zgjatur kaq shumë këtë temë”, u shpreh Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund të flitet për asgjë tjetër vetëm Covid, Covid, Covid kudo. Por nga 4 nëntori, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus. Covid, të lutem mos shko të votosh”, tha Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?