Covid i merr me radhë institucionet në Vlorë, të infektuar në gjykatë, urgjencë, shkolla e ujësjellës

Sot në Vlorë u shënuan 13 raste me koronavirus në disa institucione. Një tjetër rast është regjistruar në gjykatën e shkallës së parë në këtë qytet.

Dy punonjës ujësjellësi dhe një e OSHEE-së janë gjithashtu mes të infektuarve. Po ashtu covid ka hyrë edhe në urgjencë, ku është infektuar një infermier, raporton gazetari i ABC-se në Vlorë Elton Nika.

Një tjetër rast është shënuar në shkollën tregtare dhe një te shkolla “Muço Delo”. Të infektuarit janë karantinuar, ndërsa pritet që tamponet t’u bëhen të afërmeve të tyre.

SHKARKO APP