COVID/ Maqedonia e Veriut firmos marrëveshjen për 200 mijë vaksina kineze

Maqedonia e Veriut këtë të hënë ka nënshkruar kontratën për furnizimin me vaksina kineze kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka firmosur marrëveshjen për furnizim me rreth 200 mijë vaksina kundër COVID-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”.

“Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njofton Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detajet më specifike të marrëveshjes mbeten konfidenciale, sepse, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një gjë e tillë është në përputhje me politikën globale të të gjitha kompanive të vaksinave, përfshirë Sinofarm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personat që kanë kaluar sëmundjen COVID-19, nëse dëshirojnë të vaksinohen, do të mund ta bëjnë këtë vetëm në konsultim me mjekun specialist, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj.

Sipas Sistemit Kombëtar të Imunizimit kundër COVID-19, në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, të angazhuar me pacientë me këtë sëmundje, si dhe personat mbi 70 vjeç.

Në fazën e dytë do të vaksinohen punëtorët me rrezik më të ulët, punonjësit në institucione vitale, personat mbi 65 vjeç dhe më të rinjtë nëse kanë sëmundje shoqëruese, ndërsa në fazën e tretë të gjithë ata që duan do të vaksinohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?