Çudia! Koreja e Jugut dëshiron marrëveshje me Britaninë

Koreja e Jugut i është bashkuar garës për të lidhur një marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe, në prag të daljes së saj nga Bashkimi Europian.

Sipas gazetës Britanike, “Daily Mail”, bën të ditur se kombi Aziatik i cili renditet vendi i 11 më i pasur në botë, ka nisur një shtytje për lidhjet e reja me Britaninë e Madhe, Ky vendim sqaron artikulli, ka ardhur fill pasi vendi doli nga BE-ja, sipas transmetuesit kombëtar KBS.

Vendimi për të filluar procesin historik u bë gjatë një takimi të ministrave të premten, i kryesuar nga ministri i financave Yoo Il-ho. Yoo Il-ho paralajmëroi se mund të ketë një “efekt të zgjatur” nga Brexit por tha se ministra negociatat dhe bisedimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të tërhiqen zvarrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë se pavarësisht paqartësive të tregut në prag të Brexit, situata është lehtësuar tani. Vendi eksportuar mbi 7 miliard dollarë vlerë të mallrave së Britaninë së Madhe të vitit të kaluar e cila është 1.4 për qind e tregtisë së saj të jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej gazeta bën me dije se pavarësisht merakut mbi pasojat e mundshme të shkallëzimit të tregut, nëse ka pasur ndonjë përkeqësim të ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria është e prirur për të vendosur lidhje të shpejtë dhe të sigurt me Britaninë. Seul ka nënshkruar më herët marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë me një numër të vendeve, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Koreja e Jugut nuk është i vetmi komb që përpiqet për të siguruar lidhjet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar por bisedimet tregtare kanë filluar tashmë dhe me Indinë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?