Cunami i frikshëm shënon viktimën e parë, babai vdes para syve të gruas e dy fëmijëve

Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më të vizituara nga turistët gjatë sezonit veror.

Një turist gjerman, ende i paidentifikuar, baba i dy fëmijëve gjeti vdekjen para syve të fëmijëve dhe gruas së tij pasi e mori me vete vala masive e mini-cunamit.

Mësohet se viktima 52 vjeç, po ecte në një nga plazhet vetëm pak orë pasi cunami i frikshëm goditi qytetin port të Ciutadella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bild pretendon se mamaja arriti të shpëtonte vajzën, ndërsa aty afër canoeistët shpëtuan djalin para se të tërhiqnin babin e pajetë mbi barkë. Cunami ka përmbytur plazhet dhe baret si dhe ka frikësuar banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?