Daçiç: Rezoluta 1244 dhe Republika Srpska, sukseset e Milosheviçit

Kryetari i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiç ka përmendur rolin e Slobodan Miloshiviçit dhe për këtë ai e ka përmendur Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën si sukses e tij të madh.

Trashëgimia më e madhe e Slobodan Milosheviçit sipas tij, është pjesëmarrja e tij në krijimin e Republikës Srpska dhe “për këtë arsye Serbia ka detyrim ta ruajë RS-në”.

Kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë në Banjallukë, në 23-vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Republikës Srpska.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për Slobodan Milosheviçin sigurisht që do të ketë mendime të ndryshme, si për të gjithë njerëzit në funksione në atë kohë, porse themelimi i Republikës Srpska dhe roli që pati në të është arritja e tij më e rëndësishme. Parti ka shumë, por është vetëm një Republika Srpska . Për këtë arsye, Serbia e ka për borxh të qëndrojë krah popullit serb dhe ta mbrojë Republikën Srpska”, ka thënë ai, njofton Veçernje Novosti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka theksuar gjithashtu se SPS dhe SPRS formalisht nuk janë e njëjta parti, por ndërmjet tyre ka lidhje të ngushta e bashkëpunim.

Edhe pse deri vonë në parti e akuzonin se po heq dorë nga Milosheviçi, Daçiç, kohëve të fundit, gjithnjë e më shpesh po thirret në trashëgiminë e ish-kryetarit të Serbisë.

Krahas meritës që ia njeh për Marrëveshjen e Dejtonit, ai për meritë ia numëron edhe miratimin e Rezolutës 1244 OKB-së, me të cilën, sipas medieve të Beogradit, Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?