FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Serbia nuk pajtohet me rezolutën e OKB-së për Rusinë

“Gjuha, toni, mënyra se si karakterizohet Rusia në këtë dokument, për Serbinë është e papranueshme”, ka thënë Daçiç

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Serbia nuk ka mundur të votojë për rezolutën e paraqitur kohët e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila bën thirrje për monitorim ndërkombëtar të situatës së të drejtave të njeriut në Krime.

Ai tha se për Serbinë ishte e papranueshme mënyra se si është karakterizuar Rusia në atë dokument.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjuha, toni, mënyra se si karakterizohet Rusia në këtë dokument, për Serbinë është e papranueshme”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se në rastin konkret, nëse Serbia do t’i bashkohej një rezolute të tillë, vështirë do të ishte për ti ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daçiç tha se Serbia për mos mbështetjen e rezolutës nuk do të ketë pasoja, sepse është e pavarur në bërjen e politikës së jashtme, duke shtuar se Serbia ende nuk është anëtare e BE-së, nuk është e nevojshme që të ndiqet një politikë e përbashkët, por që gradualisht ti përshtatet.

“Rusia në këtë rezolutë është kualifikuar në mënyrën më të keqe të mundshme, prandaj Serbia nuk mund ta pranojë rezolutën. Nuk besoj se vendet të cilat mund të kritikojnë Serbinë për mos votim të rezolutës, ose abstenim, të votojnë për një rezolutë nëse në mënyrë të ngjashme karakterizohet situata në Kosovë”, tha Daçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?