“Daily Mail”: Kujdes, ultrasit rusë janë të pamëshirshëm

Ndërkohë që Franca ka marrë vendim për të mos shitur alkool pranë zonave ku do të qëndrojnë tifozët e Evropianit, britanikët kanë një tjetër shqetësim.

Gjithmonë janë dalluar për huliganizmin e tyre, por këtë herë thonë se nuk janë edhe aq fajtorë.

Sipas tyre, tifozët ultras rusë janë ata që jo vetëm i kanë provokuar, por veprojnë në mënyrë të organizuar dhe të frikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në krahasim me britanikët e dehur dhe obezë, huliganët rusë janë vërtet të frikshëm,” shkruan Daily Mail.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Respekt për huliganët rusë. Luftëtarë të vërtetë, jo si ata pijanecët anglezë,” shkruante dje një nga faqet e këtyre ultrasve.

“Ata janë jo vetëm të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, por edhe shumë të organizuar,” vijon Daily Mail.

“Ne luftojmë në pyje. Trajnohemi dhe luftojmë në ndeshje. Fansat anglezë nuk kanë asnjë shans. Rusia është numri një,” theksojnë ata.

Sipas BBC, pikëpyetja është se përse janë lejuar këto grupime të udhëtojnë në Francë.

Dy dekada më parë, huliganizmi rus ishte diçka e rrallë, për shkak se atyre u mungonin të ardhurat për të udhëtuar.

Por tashmë është ndryshe.

I frikshëm është fakti se disa prej ultrasve janë nga klasa e mesme dhe e pasur, çka i lejon të shmangin autoritetet dhe të udhëtojnë lirshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?