Darkë me Mayn, por lavdëron Johnson: Një kryeministër i madh
Donald Trump ka kërcënuar Britaninë e Madhe se, me shumë gjasë “nuk do të arrijë” një pakt tregtie me Shtetet e Bashkuara, nëse plani i kryeministres Theresa May për “Brexit”-in do të marrë “dritën jeshile” përpara.
Sipas asaj që ka deklaruar për “The Sun”, plani i kryeministres britanike “ndoshta do ta vriste një marrëveshje”, pasi kjo do të nënkuptonte që Shteteve të Bashkuara “u duhet të merren me Bashkimin Europian”, në vend që të merren vetëm me Britaninë.
Theresa May është përpjekur të diskutojë një marrëveshje tregtie të lirë me Shtetet e Bashkuara, në ndalesën e parë të presidentit amerikan Trump në Britani, duke u shprehur se “Brexit” ishte një “mundësi” për të krijuar rritje ekonomike për të dyja vendet.
Por, si për të theksuar kundërshtinë e tij ndaj planit të Mayt, Trump deklaroi gjithashtu se ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson do të ishte një “kryeministër i madh”, duke shtuar se “ai ka gjithçka i nevojitet”.
Presidenti dhe bashkëshortja e tij u pritën me një ceremoni tapeti të kuq në pallatin “Blenheim”, në Oxfordshire”, pasditen e së enjtes. Ata ishin duke darkuar me Mayn kur doli lajmi për intervistën e tij me gazetën britanike.
KOHA JONË SONDAZH

