Defekt në avionin qeveritar, Ivanov kthehet me aeroplan tregtar

Aeroplani qeveritar i Maqedonisë, me të cilin presidenti Gjorge Ivanov udhëtoi në Sarajevë për në takimin e liderëve të Procesit Bërdo-­Brioni, për shkak të problemeve teknike, të konstatuara gjatë kontrollit të rregullt do të qëndrojë në Bosnje­-Hercegovinë, ndërkohë që presidenti do të kthehet me fluturim komercial në Shkup.

“Avioni duhej të nisej Sarajeva në orën 10:00. Fluturimi nuk është realizuar pas verifikimit të sistemeve të aeroplanit, ku është vërejtur defekt i një prej invertorëve, i cili shndërron energjinë elektrike nga 24 në 115 volt”, deklaroi drejtori i Shërbimit Qeveritar, Vase Donevski.

Donevski thotë edhe se ka kontaktuar me servisin e autorizuar për mënjanimin e defektit. Nga kabineti i presidentit Ivanov thanë se ai do të kthehet nga Sarajeva për në Shkup, nëpërmjet Stambollit, me një fluturim komercial.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?