Deklarata e Özil kundër Kinës, SHBA i del në mbrojtje

Mesut Özil, futbollisti i Arsenal kundërshtoi shtetin e Kinës për keqtrajtim të minoritetit ujgur. Futbollisti turko-gjerman u shpreh se në Kinë digjet Kurani, ndërsa komuniteti ujgur nuk lejohet të shkojë në xhami.

Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga Kina, e cila në fundjavë nderpreu sinjalin e transmetimit Arsenal-Manchester City në mënyrë që të mos shfaqej portreti i Özil.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Majk Pompeo mbështeti qëndrimim e lojtarit dhe me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter, Pompeo nënvizoi:

“Partia Komuniste e Kinës me propagandën e saj mund të censurojë Mesut Özil dhe ndeshjet e Arsenal për gjithë sezonin, por e vërteta do të dalë në dritë. Kina nuk mund të fsheh më abuzimet me Të Drejtat e Njeriut kundër ujgurëve dhe besimeve të tjera fetare”,shkruan kështu zyrtari i lartë i shtetit amerikan.

SHKARKO APP