Del kundër Kongresit, Trump “lë hapur derën” për njohjen e Krimesë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i pyetur nga reportrerët e ‘Air Force One’ ka lënë të kuptohet se do ta konsideronte njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë, dy javë para takimit të tij historik me Presidentin rus Vladimir Putin.
“Unë do të flas me të për gjithçka. Ne do të flasim për Ukrainën, do të flasim për Sirinë, do të flasim për zgjedhjet, dhe nuk duam që dikush të dëmtojë zgjedhjet tona. Ndërsa për njohjen e Krimesë do të shohim.”
Komenti i Trump bie ndesh me pozitën e Kongresit të SHBA-ve dhe me shumicën e politikanëve amerikanë. Ish-ambasadori i SHBA-ve në Rusi Michael McFaul ishte një nga të parët që reagoi në Twitter:
“Republikanët u zemëruan kur Obama nuk mundi ta pengonte Putin që të aneksonte Krimenë, por shumë heshtin tani kur Trump po e konsideron miratimin e aneksimit. Heshtja juaj thotë shumë për parimet tuaja dhe “të menduarit strategjik” në lidhje me interesat kombëtare amerikane.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?