Dënimet me vdekje për 2016, raporti zbulon shifrat

Numri i dënimeve me vdekje në SHBA pritet të ulet. Numri i ekzekutimeve në SHBA u ul me pothuajse 29 për qind në vitin 2016, duke arritur në një nivel të ulët 25-vjeçar të dhënies të dënimit me vdekje, sipas një raporti të Information Center (DPIC).

Shkalla e dënimit me vdekje në vitin 2016 u vendos në një rënie rekord, me 30 dënime me vdekje në krahasim me 49 dënime gjatë 2015, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

“30 dënime me vdekje u dhanë në vitin 2016 në krahasim nga viti i kaluar. Sipas DPIC, numri i ekzekutimeve në SHBA ra me pothuajse 29 për qind gjatë 2016. Ekzekutimet ranë në nivel historik, me 20 ekzekutime të kryera në vetëm pesë shtete. Kjo ishte numri më i ulët i ekzekutimeve në SHBA, që nga viti 1991 dhe numri i shteteve që nga viti 1983”,- zbuloi raporti.

Swiss Digital Desktop Reklama

DPIC theksoi se për herë të parë në më shumë se 40 vjet, asnjë shtet nuk ka imponuar dhjetë apo më shumë dënime me vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vetëm në dy shtete, Texas dhe Gjeorgji, llogariten 80% të të gjitha ekzekutimeve në SHBA. Misuri dhe në tre shtetet e kombinuara për 41 ekzekutime në vitin 2015 dhe 2016”,- lexohet në raport. Megjithatë, DPIC ka theksuar se pavarësisht qëndrimit negativ të publikut ndaj dënimit kapital, qytetarët e SHBA në tri shtete, përkatësisht Nebraska, Kaliforni dhe Oklahoma, votuan në referendum për të mbajtur dënimin me vdekje.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?