Dënohet nga OKB, gati sanksionet për Korenë e Veriut

Në një mbledhje urgjente me dyer të mbyllura të mbajtur vetëm pak orë pas testimit të një bombe bërthamore nga Koreja e Veriut, anëtarët e Këshillit të Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për të shtuar sanksionet ndaj Penianit.

Të 15 anëtarët e një prej institucioneve kryesore të OKB-së lëshuan kritika të ashpra për këtë veprim, përfshirë përfaqësuesit e Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane, Samantha Power, u shpreh se Koreja e Veriut po përpiqet që të perfeksionohet në prodhimin e armëve nukleare dhe në pajisjet lançuese në mënyrë që të marrë peng rajonin dhe botën nën kërcënimin e një sulmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se OKB nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj kësaj situate dhe se sanksionet ndaj Penianit duhet të ashpërsohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Francës, Fransua Delatre, nënvizoi se Koreja e Veriut, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, të cilat janë një shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare dhe për më tepër për sjelljen e papërgjegjshme.

Në mbyllje, ai u shpreh se në këto kushte sanksionet janë të paevitueshme. Koresë së Veriut i janë vendosur për herë të parë sanksionet në vitin 2006, kur shteti diktatorial kreu edhe testin e parë bërthamor.

Përgjatë muajve të fundit Peniani ka testuar armë të ndryshme përfshirë rraketat balistike me rreze të gjatë e të mesme. Megjithatë, gjithçka kulmoi me testin e rradhës bërthamor, i cili shkaktoi edhe një tërmet me magnitudë 5.3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?