Dështon evakuimi, avioni largohet nga Kabuli pa asnjë pasagjer

Një aeroplan ushtarak i dërguar në Kabul nga Holanda për të evakuuar qytetarët holandezë të ndodhur atje u detyrua të ngrihej pa asnjë pasagjer në bord mes skenave kaotike në aeroport të martën. “Kishte shumë pak kohë“, i tha ministri i Jashtëm Sigrid Kaag.

“Kishte shumë njerëz në portat e aeroportit, me fëmijët e tyre dhe me familjet e tyre. Është e tmerrshme. Ne jemi përsëri në kontakt me qytetarët holandezë atje. Në këtë rast, ne po flasim vetëm për evakuuesit holandezë dhe me shpresë, situata do të jetë më e mirë nesër. Ne, dhe vendet e tjera evropiane, jemi të fokusuar në vendosjen e qartësisë se si menaxhohet procesi përreth aeroportit”, tha ministri.

Mësohet se avioni kishte qenë në tokë për gjysmë ore para se të nisej pa asnjë pasagjer. Ministria e Punëve të Jashtme tha të Mërkurën se ka shtetas holandezë në fluturime të tjera evakuimi që janë nisur nga Kabuli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?