DETAJE/ U kap me 8 kg drogë ndërsa udhëtonte me familjen në Itali, ku i kishte fshehur shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar me banim në Roseto degli Abruzzi të Italisë pasi në makinën me të cilën ai po udhëtonte iu gjetën 8 kg marijuanë.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari ishte duke udhëtuar bashkë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët e moshës 7 dhe 11 vjeç.

Pas kontrollit në bagazhin e makinës, policia i gjeti një qese të madhe e cila kishte 4 pako me lëndë narkotike. Pakot ishin të shënuar me numra 1,2,3,4 dhe përmbanin gjthësej 8 kg drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu policia i sekuestroi 850 euro dhe një telefon celular. Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?