Dhoma e lartë e parlamentit rus, ratifikon aneksimin e katër rajoneve ukrainase

Dhoma e lartë e parlamentit rus, ka ratifikuar këtë të martë traktatet për të aneksuar katër rajone ukrainase, pas referendumeve të orkestruara nga Kremlini, që Kievi dhe Perëndimi i kanë denoncuar si të paligjshme.

Këshilli i Federatës votoi me shpejtësi dhe njëzëri për të miratuar traktatet sipas së cilave Donetsku, Luhansku, Khersoni dhe Zaporizhia bashkohen me Rusinë. Votimi vjen një ditë pasi dhoma e ulët, Duma bëri të njëjtën gjë. Të premten e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi traktatet për aneksimin e këtyre rajoneve, përbëjnë 18 për qind të territorit të Ukrainës.

Rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, janë mbështetur nga Moska që në vitin 2014 kur ato u vetë-shpallën të pavarura, disa javë pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht miratimit të aneksimit në parlamentin rus, Kremlini ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht kufijtë e rajoneve të reja – pjesë të mëdha të të cilave janë ende nën kontrollin e forcave të Ukrainës. Rrjedhimisht është ende e paqartë se ku do t’i caktojë Rusia kufijtë e saj ndërkombëtarë pasi të përfundojë aneksimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po vazhdonin konsultimet në lidhje me kufijtë e rajoneve Zaporizhia dhe Kherson. Rusia nuk ka kontroll të plotë mbi asnjë nga katër rajonet. Presidenti rus Vladimir Putin pritet t’i nënshkruajë ndoshta që të martën traktatet e ratifikimit për të përfunduar procesin e aneksimit, edhe pse luftime intensive vazhdojnë të zhvillohen në ato zona. /VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?