Dita e parë e shkollës në Amatrice, qyteza e shkatërruar nga tërmeti
Itali – Ka nisur dita e parë e shkollës për sezonin 2016-2017 për rreth 8 milionë nxënës italianë e mes tyre dhe për 170 nxënës të komunës së Amatrices e cila u shkatërrua pothuajse plotësisht nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qëndrore.
Në një kohë rekord trupat e mbrojtes civile kanë ngritur në këmbë ndërtesën shumë ngjyrëshe për nxënësit e Amatrices e vetëm pak kilometra larg kraterit të krijuar nga tërmeti i 24 gushtit.
Ministrja italiane e arsimit Stefania Giannini, ka qënë e pranishme për t’i shoqëruar në këtë ditë të parë të shkollës nxënësit e kësaj qyteze, të moshës nga 3 deri në 18 vjec.
Nga tërmeti i 24 gushtit mbetën viktima mjaft fëmijë, bashkëmoshatarë, vëllezër e motra të nxënësve të komunës së Amatrices që sot nisën ditën e tyre të parë të shkollës.
KOHA JONË SONDAZH

