Divorcet, gratë në Arabinë Saudite do të njoftohen me mesazh

Gratë në Arabinë Saudite do të njoftohen për statusin e tyre martesor nëpërmjet mesazheve në telefon. Kjo masë synon parandalimin e divorcimit të fshehtë nga burrat e tyre. Nga sot, gjykatat saudite duhet të njoftojnë gratë për vendimet e divorcit.

Ministri i Drejtësisë, Shejh Waleed bin Mohammed Al Samaani tha se sistemi i mesazheve do të ndihmojë që procedurat ligjore për divorce të bëhen më transparente. “Është një zgjidhje e thjeshtë për problemin e grave, pasi ndonjëherë nuk janë të njoftuara për procedurat ligjore që mund të kenë nisur bashkëshortët e tyre”, tha Abdulla bin Ateeq, një avokat divorcesh në Arabinë Saudite, për The National.

Rregullat ligjore parashikojnë se burrat mund të divorcohen nga gratë duke bërë një deklaratë verbale të qëllimit dhe duke marrë divorcin e vërtetuar nga një gjykatë. Pëlqimi i gruas nuk kërkohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?