Djali çon të ëmën në varreza me biçikletë, bën 5 kilometra zbathur (VIDEO)

Britanikja “Mirror” sjell historinë e Sarojit, një djalë adoleshent 17 vjeç, që ka transportuar nënën e tij të vdekur në varreza me një biçikletë pasi fqinjët refuzuan t’a ndihmonin. Saroj eci për 5 kilometra, i zbathur dhe kur mbërriti tek varrezat, hapi edhe vendin e një varri i vetëm.

Saroj nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim pasi edhe i ati i kishte vdekur kur ishte 7 vjeç. Mamaja e tij kishte humbur jetën teksa po shkonte për të mbushur ujë. I biri shkoi t’iu kërkonte ndihmë fqinjëve por ata nuk e ndihmuan, sepse ata vinin nga një kastë më e ulët.

Dalit, ose siç njihet ndryshe sistemi i kastës në Indi ka më shumë se 3 mijë vite që është aktiv. Hindutë ndahen në grupe hierarkie dhe sistemi përdoret gjerësisht edhe sot, pavarësisht se ndalohet nga Kushtetuta indiane që prej vitit 1950.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?