Djali i Bin Ladenit kërcënon SHBA

Hamza bin Laden, djali i themeluesit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ka kërcënuar me hakmarrje kundër Shteteve të Bashkuara, për vrasjen e babait të tij.

Në një audiomesazh të ri të publikuar nga As-Sahab, që është krahu ushtarak i al-Kaidës, Hamza bin Laden thotë se amerikanët janë përgjegjës për vendimin e liderëve të tyre.

“Nëse mendoni se krimet mëkatare që i keni kryer në Abotabad kanë kaluar pa ndëshkim, atëherë ju keni menduar gabimisht”, tha Hamza bin Laden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Osama bin Laden është vrarë në maj të vitit 2011, nga operacioni i Shteteve të Bashkuara në kompleksin e tij në Abotabad në Pakistan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendndodhja e djalit të tij është e panjohur.

Analistët kanë spekuluar se ai ndoshta përgatitiet për të udhëhequr al-Kaidën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?