Djali i Trumpit: Refugjatët sirianë, si karamele helmuese

Djali i politikanit kontrovers amerikan, Donald Trump, në llogarinë e tij në Twitter i ka krahasuar refugjatët sirianë me karamelet e helmuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke mbështetur fushatën e babait të tij në garën për president të SHBA-ve, djali i tij shkroi se refugjatët nga Siria janë të ngjashëm me karamelet helmuese ‘Skittles’, të njohura për shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe me shije frutash.

“Po të kisha një kupë plot me ‘Skittle-sa’ dhe po t’u thoja se tre karamele mund t’iu vrasin, a do t’i merrnit të gjitha. Ky është problemi ynë me refugjatët sirianë. Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, shkroi në Twitter Donald Trump Jr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahasimi i tij i refugjatëve sirianë, me karamelet në fjalë, në masë të madhe ka hasur në komente negative në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri më i madh i përdoruesve në Twitter kanë shpërndarë postimet e tyre në fotografitë ku bombardohen refugjatët sirianë, nën të cilën kishin shkruar: “Skittles”.

Jon Favreau i cili më parë ka shkruar fjalimet e presidentit amerikan Barak Obama, ka publikuar një foto të një djaloshi sirian të plagosur nga Halepi i Sirisë duke shkruar nën të: “Ky është vetëm një fëmijë nga një milion prej tyre që ti i ke krahasuar me karamelet helmuese”.

Donald Trump në muajt e fundit, me deklaratat e tij homofobike dhe raciste, në mënyrë të përsëritur ka theksuar se do t’ia ndalonte hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?