Djaloshi fluturon nga Kabuli në Delhi në rrotën e avionit

Një 13-vjeçar afgan bëri një udhëtim të rrezikshëm nga Kabuli në Delhi, duke u fshehur në pjesën e gomave të uljes së një aeroplani pasagjerësh të Kam Air.

Adoleshenti i cili është nga qyteti Kunduz në Afganistanin verior, u gjet duke bredhur në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Delhit pasi avioni u ul të hënën.

Ai u ndalua nga personeli indian i sigurisë dhe u mor në pyetje për disa orë përpara se të dërgohej përsëri në Kabul me të njëjtin fluturim. Djali u tha autoriteteve se e bëri udhëtimin nga kurioziteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

13-vjeçari donte të udhëtonte për në Iran dhe nuk e dinte që fluturimi me të cilin kishte hipur ishte për në Delhi, jo për në Teheran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?