“Do shpërthejë lufta”, 4 shtete dërgojnë avionë bombardues në Ukrainë
Lëvizja e Washingtonit u pa me skepticizëm në Kiev. Ukraina tha se ishte “e parakohshme” që SHBA të tërhiqte stafin dhe e cilësoi “një shfaqje kujdesi të tepruar”.
Vendet anëtare të aleancës së NATO, duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Bullgarinë dhe Holandën, po dërgojnë avionë bombardues dhe luftanije në Europën Lindore për të forcuar mbrojtjen në rajon.
Me rreth 100,000 trupa ruse tani në kufirin me Ukrainën, kreu i NATO-s ka paralajmëruar se rreziku i një konflikti të ri në kontinentin e vjetër, është gjithmonë e më i madh.