FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Do udhëtonte me 106 kapsula kokaine në stomak, policia indiane kap gruan trafikante

Plot 106 kapsula kokaine janë hequr nga stomaku i një gruaje, e cila dyshohej se po tentonte të kontrabandonte drogën në këtë shtet.

Gruaja 25-vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia indiane.

Raportohet se ajo e ka kaluar javën e kaluar në një spital, duke u trajtuar si pasojë e kokainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se droga kap vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka thënë se beson që gruaja i ka gëlltitur kapsulat në Brazil, dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.

Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës “Hindustan Times” se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?