Donald Trump “pushton” rrjetet sociale, është lideri më i ndjekur në Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump është lideri më i ndjekur i planetit në platformën Twitter, duke lënë pas papa Françeskun  dhe kryeministrin indian, Narendra Modi, sipas një studimi të përvitshëm “Twiplomacy” të kabinetit të këshillimit ‘’Burson Cohn & Wolfe’’ (BCW).

Me rreth 52 millionë ndjekës në llogarinë e tij, Donald Trump është bërë lideri botëror më i ndjekur në Twitter në tetorin e vitit 2017, në momentin që u rendit përpara papa Françeskut, i cili është udhëheqësi i dytë botëror më i ndjekur me më shumë se 47 millionë ndjekës në llogaritë e tij në nëntë gjuhë të ndryshme.

Kryeministri indian mban vendin e tretë dhe të katërt me 42 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale dhe 26 milionë ne atë zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Europë, lideri më i ndjekur është kryeministrja britanike, Theresa May në faqen institucionale të shërbimeve të kreut të qeverisë @10DowningStreet (5 milionë ndjekës), e ndjekur nga presidenti francez, Emmanuel Macron (me më shumë se 3 millionë) i cili thuajse ka trefishuar numrin e tij të ndjekësve që prej emërimit në presidencën e Republikës në maj të vitit 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendet arabe, lideri më i ndjekur është gjithashtu një grua, mbretëreshë Rania e Jordanisë me më shumë se 10 milionë ndjekës, duke u renditur përpara sheikut Cheikh Mohammed ben Rachid Al Maktoum, zëvendëspresidentit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe (9 millionë) dhe mbretit Salmane të Arabisë Saudite (6 millionë).

Përfaqësuesit e qeverive amerikano-jugore prezentë në platformën Twitter janë shumë më aktiv, si figura e ministrit të Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza i cili hedh mesatarisht 55 postime në ditë gjatë 12 muajve të fundit.

Në total, krerët e shtetit dhe të qeverive si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të 187 shteteve kanë një llogari në Twitter, çka përfaqëson 97% nga 193 shtete anëtare të OKB-së.

Qeveritë e vetëm gjashtë shteteve si Laosi, Mauritania, Nikaragua, Koreja e Veriut, Swazilandi dhe Turkemnistani nuk kanë llogari zytare në platformën Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?