Donte të digjte Kuranin në prag të muajit të Ramazanit, politikanit i ndalohet hyrja në Britani

Politikanit danez të ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pasi njoftoi se do të digjte një kopje të Kuranit në Wakefield.

Ministri i Sigurisë, Tom Tugendhat tha se Rasmus Paludan, themeluesi i partisë anti-islamike Stram Kurs, ishte shtuar në listën e vëzhgimit të Britanisë. Ngjarja ndodhi pasi Paludan u shpreh se po planifikonte të digjte librin e shenjtë të Kuranit në një shesh publik në qytetin West Yorkshire gjatë kësaj jave.

Paludan e mori iniciativën pasi katër nxënës në shkollën Wakefield u pezulluan për dëmtimin e një kopje të Kuranit. Në një video të postuar në Twitter të dielën, Paludan tha se do të udhëtonte në qytet për të “luftuar” kundër “forcave jodemokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pretendoi se kishte ndërmend të digjte Kuranin të mërkurën që të përkonte me fillimin e Ramazanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?