Donte të hynte nga ballkoni për në dhomë, humb jetën pasi i rrëshket këmba nga kati tetë
Kishin shkuar familjarisht me pushime në Karaibe, por ato qenë pushimet e fundit për 16-vjeçarin Laurent Mercer. Familja e Laurentit po udhëtonin me anijen Rayal Caribbean’s Harmony of the Seas.
Djali kishte humbur kartën e dhomës dhe tentoi të hynte nga ballkoni për t’u futur brenda në dhomë. Dhoma e tyre ishte në katin e tetë të anijes. Gjatë tentativës për t’u futur në ballkon adoleshentit i rrëshkiti këmba.
Pasi ka humbur ekuilibrin ai ka rënë mbi skelë. Ekipi mjekësor ka shkuar menjëherë në skelë, por plagët ishin fatale për adoleshentin.
KOHA JONË SONDAZH

