FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëhiqet pas statusit për Michele Obamën: “U lodha duke parë një majmun me taka”

Kryebashkiakja e qytetit Clay në West Virginia dha dorëheqjen të martën pas statusit në Facebook kundër Michelle Obamës.

Pamela Ramsey Taylor, kryebashkiake vendosi një status racist në rrjetin duke shkruar:

“Do jetë freskuese të kemi një grua më klas, të bukur dhe zonjë dinjitoze në Shtëpinë e Bardhë. U lodha duke parë një majmun me taka”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i qytetit pranoi vendimin të martën vonë dhe bëri me dije se do të vepronte shpejt për zëvendësimin e mandatit të mbetur bosh për tri vitet e mbetura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtari i këshillit, Jason Hubbard lëshoi një deklaratë të shkurtër, duke dënuar postimin dhe duke e konsideruar si “të tmerrshëm dhe të pandershëm”.

Ai kërkoi falje në emër të qytetit për Michelle Obaman dhe këdo që ishte ndjerë i ofenduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?