Drejtuesit e ”Agimit të Artë” dërgohen në burg, shpëtojnë përkohësisht 12 ish-deputetë dhe anëtarë
Gjykata në Athinë ka marrë sot vendimin përfundimtar duke dërguar në qeli 38 drejtues, anëtarë dhe bashkëpuntorë të Agimit të Artë.
Udhëheqësi Nikos Michaloliakos së bashku me Elias Kasidiaris, Christos Pappas, Artemis Mattheopoulos, George Germenis, Elias Panagiotaros, Giannis Lagos do të çohen në burg.
Në të njëjtën kohë edhe Nikaia George Patelis dhe Anastasios Pantazis, u lanë në burg, si dhe vrasësi i reperit grek Pavlos Fyssas, George Roupakias.
12 prej të pandehurve kanë shpëtuar momentalisht pasi Gjykata i ka pezulluar çështje. Bëhet fjalë për ish-deputetët Michael Arvanitis, Eleni Zaroulia, Chrysovalantis Alexopoulos, Stathis Boukouras dhe Dimitris Koukoutsis. Ata nuk mund të largohen nga vendi, por duhet të paraqiten në Polici dy herë në muaj.
Drejtuesit që futen ne burg:
Nikos Michaloliakos
13 vjet e 6 muaj burgim
Ioannis Lagos
13 vjet e 8 muaj burgim
Elias Kasidiaris
13 vjet e 6 muaj burgim
George Germenis
13 vjet e 6 muaj burgim
Christos Pappas
13 vjet e 3 muaj burgim
Elias Panagiotaros
13 vjet burgim
Artemis Mattheopoulos
10 vjet burgim.