Drejtuesit të tramvait i bie të fikët, pasagjerët marrin në dorë kontrollin
Pasagjerët e një tramvai arritën që ta ndalonin atë pasi drejtuesi i saj kishte rënë pa ndjenja.
Ngjarja ndodhi ditën e dielë ku një tramvai në qytetin Bonn nuk ndaloi në disa stacione. Kjo ka shkaktuar panik tek pasagjerët.
Disa persona shkuan tek kabina e drejtuesit ku e gjetën atë pa ndjenja. Ata hynë me forcë dhe arritën të ndalonin mjetin duke evituar një aksident të mundshëm.
Një grua njoftoi kompaninë e transportit për të marrë direktiva se si mund ta ndalonin tramvain.
Në momentin e parë, leva e frenimit nuk funksionoi. Kompania përgjegjëse shprehet se leva nuk e ndalon menjëherë tramvain.
Ajo që nuk funksionoi siç duhej ishte dhe sistemi i alarmit në rast se drejtuesi i mjetit është në gjendje të keqe shëndetësore.
Tashmë ai është shtruar në spital për të marrë shërbimin mjekësor ndërkohë që nga ky incident nuk ka pasur asnjë të lënduar.