E dyta në Europë dhe e shtata në Botë, Serbia vaksinon 1 milion qytetarë

Mediat lokale serbe njoftuan një ditë më parë se më shumë se 1 milionë persona në Serbi kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ”Tanjug”, më shumë se 1 milion njerëz kanë marrë deri në këto momente një dozë të vaksinës, ndërsa rreth 356,010 kanë marrë dhe dozën e dytë.

Serbia është vendi i dytë në Europë dhe i shtati në botë për sa i përket numrit të personave vaksinuar për milion banorë, sipas faqes në internet për ndjekjen e të dhënave. Ajo e nisi fushatën e vaksinimit më 19 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente Serbia ka marrë 1.5 milionë doza vaksinash të zhvilluara nga kompania Sinopharm e Kinës si dhe 19,500 vaksina nga Pfizer dhe 250,000 doza nga rusja Sputnik V.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?