E takoi në resort luksoz, kryeministri “dhuratë” 16 milion dollarë modeles
Kryeministri libanez i ka dhënë më shumë se 16 milion dollarë një modeleje.
Saad Hariri, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u njoh me Candice van der Merwe në Seychelles, resort luksoz afërsisht gjashtë vjet më parë.
Dhe sipas të dhënave të gjykatës 26-vjeçarja mori nga kryeministri gati 15.3 milion dollarë në 2013.
New York Times raporton se Hariri i dorëzoi modeles edhe 1 milionë dollarë pasi autoritetet e taksave ngritën dyshime mbi dhuratën e parë.
Gjatë kontrollit të autoriteteve të taksave rezultoi se kryeministri 49-vjeçar kishte financuar jetën luksoze të saj.
Raportohet se Hariri nuk ka prekur buxhetin e shtetit, por i trashëgoi paratë nga babai i tij Rafic Hariri, i cili u vra në 2005.
Ai thuhet se ka një pasuri me vlerë 1.5 miliardë dollarë.
Ndërkohë gjykata tha se paratë u transferuan kur kryeministri nuk ishte në detyrë.
Sipas dokumenteve të gjykatës, modelja po padit autoritetet e Afrikës së Jugut për 65 milionë dollarë për hetimin e pasurisë së saj.
Ajo tha se ishte detyruar të shiste pronat pasi pasuritë e saj u ngrinë gjatë hetimit.
Ekipi ligjor i Van der Merwe tha se po kërkon kompensim për ndikimin që hetimi tatimor kishte në karrierën dhe marrëdhënien e 26-vjeçares me Haririn.