Edhe 10 ditë nga falimentimi i Greqisë

Takimi i eurozonës kushtuar Greqisë përfundoipa marrëveshje dhe pa asnjë vendim duke e afruar akoma më shumë vendin drejt limitit të falimentit, dhe drejt protestave që pritet të rritin presionin.

30 qershori është afati i fundit për Greqinë për të paguar këstin e radhës prej 1.6 miliardë.

Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cristine Lagarde paralajmëroi shtetin grek se do të falimentojë më 1 korrik nëse dështon të bëjë pagesën deri më 30 qershor. “Shpresoj shumë që të mos jetë ky rasti. Vërtet shpresoj”, deklaroi Lagarde pas takimit në Luksemburg.

Ndërkohë, nga Athina një tjetër zë u është kundërvënë huadhënësve ndërkombëtarë. Kryetarja e Parlamentit grek, Zoe Konstantopulu deklaroi të enjten se borxhi grek “është i paligjshëm dhe kërkesat e partnerëve janë të neveritshme”.

SHKARKO APP