Eksperti iranian paralajmëron një katastrofë për vendin e goditur nga Covid-19

Prof. Dr. Masoud Mardani, anëtari i Komitetit Shkencor për Covid-19 në Iran, paralajmëroi për një katastrofë në rast se nuk zbatohen kufizimet e lëvizjeve në vend.

Ai tha se shpejtësia e përhapjes së virusit në Iran është më e lartë se ajo në Kinë.

“Ne e vërejtëm epideminë pasi u përhap në vend. Rastet e para të konfirmuara në Qom, ishin shfaqur disa javë më parë. Nuk u realizua izolimi gjatë kësaj periudhe dhe epidemia që filloi në Qom u përhap edhe në qytetet tjera”, u shpreh ai.

Mardani tha se çdo ditë, 100-150 persona humbin jetën nga COVID-19, ndërsa mijëra diagnostikohen me virusin, duke shtuar se të dhënat që i publikon ministria e shëndetësisë janë vetëm rastet që regjistrohen nëpër spitalet

Mardani më tutje theksoi se një pjesë e popullit nuk e marrin me seriozitet epideminë, duke shtuar se sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit ndikojnë negativisht në luftën kundër coronavirusit.

Deri më tani në Iran janë shënuar 2,077 viktima dhe 27,017 të infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP