Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar në Francë

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, pasi është ekzekutuar me armë zjarri një 19-vjeçar shqiptar në Avenue Charras në Clermont-Ferrand.

Pas aktit të rëndë, autori është larguar me makinë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.

Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?