Elefanti në cirk rrëzohet tek publiku, gati shkakton tragjedi

Një shfaqje cirku me elefantë në Gjermani gati ka përfunduar në tragjedi. Tre kafshë që mbanin performuese femra u drejtuan për tek turma, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Një video amatore e publikuar shfaq momentin kur ata afrohen tek publiku dhe njëri rrëzohet. Elefanti që u rrëzua nuk u dëmtua pasi dy të tjerët e ndihmuan të ngrihej në këmbë.

Stafi i cirkut në Osnabruck i ka kërkuar falje audiencës duke thënë se gjëra të tilla ndodhin. Ndërhyrja e menjëhershme e trajnerëve bëri që situata të kontrollohej dhe shfaqja të vazhdonte sërish pas pak minutash pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cirku “Evolution” ka filluar një turne në 30 qytete të Gjermanisë, dhe ky është rasti i parë që ka ndodhur një gjë e tillë..

Swiss Digital Mobile Reklama

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?