EMRAT/ Lumë droge në Angli dhe sulm me thikë ndaj policisë, Britania dëbon shqiptarët
Dymbëdhjetë shqiptarë të dënuar për krime janë dëbuar nga Britania e Madhe e janë nisur drejt Shqipërisë.
Të dënuar me 26 vjet burgim në total, shqiptarët tashmë kanë mbërritur në vendin e tyre.
Sekretarja e Britanisë së Madhe Priti Patel tha se ky fat prety të huajt që abuzojnë me mikpritjen e anglezëve.
Kush janë shqiptarët e deportuar?
Një prej të dëbuarve është Kuinslend Dishi, i dënuar me 20 muaj burg, pasi akuzohet se ka sulmuar një punonjës urgjence, si dhe ka mbajtur pa leje armë të ftohta.
Daily Mail shkruan se Dishi u arrestua në Kent, pasi policia ka marrë një denoncim se ai kishte marrë një grua me forcë në makinën e tij. më tej, ai kërcënoi edhe policin me thikë.
Tjetër shqiptar i dënuar nga autoritetet britanike është Armand Gjyriqi 27 vjeç, i akuzuar për trafik kokaine.
Ndërsa, Andrea Kopo, 24 vjeç është dënuar me 5 vjet heqje lirie për shpërndarje kokaine e vepra të tjera. Kopo ishte pjesë e një bande që kishin fituar shuma të konsiderueshme parash nga trafiku i lëndëve narkotike.
Kurse, Orgito Asllanaj 29 vjeç u dënua për prodhim kanabisi me 12 muaj heqje lirie.
Identitetet e personave të tjerë të ekstraduar në vendin tonë nuk bëhen me dije nga media e njohur angleze, ndërsa është e qartë se Britania nuk i do kriminelët nga Shqipëria.
Burimi: Balkanweb