“Erdha të laj borxhet e…”/ Burg për dy të rinjtë shqiptarë që kthyen papafingon në fermë kanabisi

Janë dënuar me burg dy emigrantë shqiptarë në Angli, Banush Jolla 22 vjeç dhe Klemend Liko 20-vjeç, pasi në 19 gusht u kapën në një shtëpi të cilën e kishin kthyer në fermë për kultivimin e kanabisit afër Wingate, Durham.

Sipas informacioneve, papafingon e shtëpisë së marrë me qira, shqiptarët e kthyen në fermë kanabisi dhe nga operacioni u sekuestruan 157 bimë, thuajse gati për korrje.

Ata gjithashtu kishin ndërhyrë te matësi i energjisë që të mos diktoheshin për shpenzimin e tepërt, ndërsa ambienti ishte pajisur me reflektorë, ndriçim me fuqi të lartë, ventilatorë dhe transformatorë.

Kanabisi nëse do të hidhej në treg kapte vlerën prej 67 mijë paund. Likos iu sekuestruan edhe 1780 paund, sipas autoriteteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Ai nuk pranoi që të jepte asnjë shpjegim përpara gjykatës, ndërsa Jolla u shpreh se ishte atje “me detyrim”.

Avokati Martin Scarborough, referuar Jollës, tha se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për të shlyer borxhet e studimeve në Shqipëri dhe se ishte vendosur në kete shtëpinë disa ditë më parë.

Liko i dënuar më parë po për të njëjtën vepër penale, kultivim kanabisi tani duhet të vuajë edhe 22 muaj burg, ndërsa Jolla 12 muaj burg. /Syri.net

SHKARKO APP