Erdogan akuza SHBA: Kanë mbështetur terroristët në Siri
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ka prova që koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur terroristët në Siri, duke përfshirë edhe ISIS.
Duke folur të martën nga Ankaraja, Erdogan tha se kanë prova të pakundërshtueshme me foto dhe video, shkruan The Independent.
“SHBA dhe koalicioni kanë dhënë mbështetje për një shumëllojshmëri të grupeve militante, si ISIS apo edhe grupet kurde YPG dhe PYD”, ka thënë Erdogan.
Erdogan tha gjithashtu se Arabia Saudite dhe Katari duhet të bashkohen në takimin me Rusinë dhe Iranin për të diskutuar përpjekjet e paqes siriane.
Rusia, Turqia dhe Irani, që ndihmuan në tërheqjen e civilëve dhe të militantëve nga qyteti sirian i Aleppos, kanë rënë dakord për të mbajtur bisedime për Sirinë në Kazakistan muajin e ardhshëm.
Turqia, Arabia Saudite dhe Katari janë mbështetësit kryesorë të rebelëve që kërkojnë për të rrëzuar presidentin sirian Bashar Assad, i cili është aleat i ngushtë me Moskën dhe Teheranin.
KOHA JONË SONDAZH

