Erdogan ashpërson kritikat ndaj Izraelit: Po të vjen vd*kja, edhe nëse ke b*mbë atomike
Me një gjuhë të fortë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur në parlament lëshoi një kërcënim për Tel Avivin, ndërsa sfidoi kryeministrin Netanjahu të tregonte nëse Izraeli posedon ose jo bomba bërthamore. Ai tha se Turqia do ndërmarrë hapa për t’u siguruar që udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Izraelit të përballen me gjykime para gjykatave ndërkombëtare.
“Hej, Izrael! Ju keni një bombë bërthamor dhe po na kërcënoni ne me atë armë. Ne e dimë këtë. Por, po të vjen vdekje. Pavarësisht nëse zotëroni një bombë atomike, apo çfarëdo arme qoftë ajo, ju do të zhdukeni”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.
Ai akuzoi Izraelin se po kryen një gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza dhe paralajmëroi me ngritjen e një çështjeje ligjore ndërkombëtare. “Aktualisht mijëra avokatë po e ngrenë këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Izraeli po kryen një gjenocid dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme lidhur me këtë çështje”.
Erdogan mbrojti Hamasin duke thënë se është një parti politike që fitoi zgjedhjet në Palestinë. “Pasi fituan zgjedhjet, ju i hoqët të drejtat atyre. Kush e bëri këtë? Sërish, Izraeli dhe Amerika iu hoqën të drejtat së bashku”.
KOHA JONË SONDAZH

