Erdogan: Asnjë parti nuk qeveris e vetme

 

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se rezultati i zgjedhjeve nënkupton se asnjë parti nuk qeveris e vetme.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive që të bëjnë një vlerësim të shëndetshëm dhe realist të rezultateve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi për zgjedhjet në Turqi ka pushtuar kryetitujt e mediave ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia e Presidentit Rexhep Taip Erdogan, jo vetëm që nuk fitoi shumicën që i duhej atij për të bërë ndryshime kushtetuese, por është përballë sfidës për të formuar qeverinë pasi humbi shumicën për herë të parë në 13 vite.

Partia e tij mori 41 përqind të votave, një rënie e fortë në krahasim me vitin 2011.

Guardian shkruan se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Një tjetër lajm nga këto zgjedhje ishte që partia pro-kurde HDP kaloi pragun e 10 përqind, duke siguruar vende në parlament për herë të parë.

“Është një natë karnavalesh. Ne nuk i besojmë më AKP-së,” tha një 47- vjeçar për AFP-në.

Lira turke ra ndjeshëm në bursë të hënën, ndërsa aksionet e Bursës së Stambollit u ulën me 8 përqind mëngjesin pas zgjedhjeve.

Sipas BBC, rezultati është një goditje e rëndë për presidentin Erdogan dhe planet e tij për të fuqizuar pushtetin e kreut të shtetit.

Ai erdhi në pushtet në vitin 2003 si kryeministër dhe kërkonte një shumicë prej dy të tretash për të kthyer Turqinë në një republikë presidenciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?