Erdogan: Hakmarrje, nëse Gjermania s’tërhiqet për Armeninë

‘Nëse Gjermania nuk do të tërheqë rezolutën e saj, ne do të hakmerremi’.

Ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili i referohet rezolutës së parlamentit gjerman që njohu si gjenocid vrasjen e 1.5 milionë të krishterëve armenë nga ana e Perandorisë Osmane.

Kreu i shtetit nuk tha se në çfarë mënyrë do të vijë kundërpërgjigjia e Turqisë, por theksoi se Gjermania duhet të tërhiqet nga veprime të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit tëm arrëdhënieve mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përpara së gjithash, më duhet të them se Gjermania duhet të tërhiqet nga kursi i saj i gabuar kundrejt Turqisë. Nëse nuk do të ketë një reagim mbi këtë cështje, ne sigurisht që të do rikonsiderojmë pozicionin tonë dhe mund t’iu them që do të ndryshojmë politikat tona”, ishin fjalët e Erdoganit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet se cila mund të jetë kundërpërgjigjia e Ankarasë zyrtare, por për t’u theksuar është fakti se palët janë mjaft të lidhura mes tyre e sidomos në sektorin ekonomik.

Turqia është vendi në të cilën Gjermania eksporton më së shumti, teksa gjatë vitit të shkuar eksportët prekën shifrat e 13.4 miliardë dollarëve. Gjithashtu, në Gjermani jetojnë më shumë se tre milionë persona me origjinë turke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?