Erdogan: Miliona refugjatë sirianë, do bëhen shtetas Turq

Miliona refugjatë sirianë do të marrin nga Turqia gjatë pesë viteve shtetësinë, është shprehur Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Vendi aktualisht është në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe ka strehuar të paktën 2.7 milion refugjatë sirianë.

Duke folur në provincën Kilis, në jug të Turqisë, e cila pret 120,000 sirianë, Erdogan tha:” Ministria jonë e brendshme ka marrë shumë hapa në lidhje me çështjen. Ne po ju japim mundësinë për të marrë shtetësinë duke i monitoruar nëpërmjet zyrave të vendosura nga ministria”.

Pothuajse gjysma e popullsisë së 23 milion Sirianëve është zhvendosur që prej vitit 2011 dhe më shumë se katër milionë sirianë kanë ikur në vendet fqinje si; Lebanon, Jordani, Irak, si dhe në Turqi. Ky veprim vjen pasi Ankaraja ka rritur përpjekjet e saj për t’u bashkuar me bllokun. Zyrtarët turq zbarkuan në Bruksel për të nisur ofertën e tyre të fundit për t’u bashkuar me Bashkimin vetëm 48 orë pas David Cameron tundni lamtumirën burokratëve të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i BE-së Omer Çelik deklaroi se Brukseli e ka të nevojshëm në bllok si vend si Turqia dhe tha se vendi i tij kishte peshë ekonomike dhe gjeopolitike që do zëvendësoj humbjen e Britanisë. Ai tha: “Turqia, si anëtare e NATO-s ka vendosur strategji mes Europës dhe Lindjes së Mesme dhe ka një ekonomi të gjallë dhe popullsi të re, do të jetë një pasuri e madhe për BE-në. Turqia është një fuqi e madhe europiane. Europa ka nevojë për një fillim të ri dhe një vizion të ri dhe do të duhet për të përfshijë Turqinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?