Erdogan: Njohja e genocidit armen s’ka asnjë vlerë
Njohja si genocid, nga ana e Parlamentit gjerman të masakrës ndaj armenëve nën perandorinë osmane në vitin 1915 nuk ka asnjë vlerë dhe nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin e Turqisë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Vendimi i marrë nga parlamenti gjerman nuk ka absolutisht asnjë vlerë”, deklaroi Erdogan për shtypin turk, ndërsa është në vizitë zyrtare në Afrikë.
“Qëndrimi ynë në lidhje me periudhën e vitit 1915 është i njohur dhe ky lloj vendimi nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin tonë. Por ata nuk morën në konsideratë faktin se po rrezikojnë të humbin një mik si Turqia”, shtoi ai, duke ironizuar rreth mënyrës sesi zyrtarët gjermanë “do të munden tashmë të ulen përballë për të biseduar me mua”.
KOHA JONË SONDAZH

