Erdogan padit për shpifje një gazetar për një libër mbi marrëdhëniet turko-amerikane
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paditi sot një gazetar, i cili ka shkruar një libër për marrëdhëniet turko-amerikane, por që avokati i shefit të shtetit turk tha se libri përmban shpifje, njoftoi sot gazeta turke ”Hurriyet”. Gazetari Tolga Tanis, i cili punon për këtë gazetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të dëshmojë. Libri me titull ”POTUS dhe zotëria” një referencë për liderin amerikan dhe Erdoganin, fokusohet në marrëdhëniet mes dy vendeve përgjatë viteve 2009-14. Padia pretendon se libri përmban falsitete dhe se ai do të dëmtojë reputacionin e Erdoganit. Tanis është i fundit në një listë në rritje personash të paditur nga avokatët e presidentit, ndërmjet tyre gazetarë, të rinj dhe një ish-miss Turqia.Erdogan ka paditur edhe kryetarin e një partie opozitare për pretendimin e këtij të fundit gjatë fushatës së paradokohshme elektorale se presidenti kishte një ndenjëse floriri në banjën e tij, të instaluar në pallatin e ri presidencial.