Erdogan: SHBA të mos strehojë ‘terroristin’ Gylen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është sipas tij kleriku turk, Fethullah Gylen dhe se aktiviteti i tij në të gjithë botën duhet ndalur.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, Erdogan tha se Washingoni “nuk ka asnjë justifikim” për të mbajtur Gylen, të cilin autoriteëtet turke e akuzojnë për tentativën e grushtit të shtetit

“Nëse SHBA është aletati ynë dhe jemi partnerë të NATO-s atëherë nuk duhet të lejojmë një terrorist si Gylen të drejtojë organizatën e tij”, tha Erdogan gjatë intervistës dhënë në takimin e përvitshëm të liderëve botërorë në OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdogan tha gjithashtu se 3 muajt e gjendjes së emergjencës të deklaruar menjëherë pas tentativës së grushtit të shtetit mund edhe të zgjaten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?