Erion Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një mesazh për 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se 11 shtatori 2001 do të përkujtohet gjithmonë, nga të gjithë, si dita që ndryshoi Amerikën dhe botën. Ai nënvizon se gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

“11 shtatori 2001 do të përkujtohet gjithmonë, nga të gjithë, si dita që ndryshoi Amerikën dhe botën. 23 vjet pas aktit terrorist në Kullat Binjake, gjeneratave të ardhshme duhet t’u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme. Le të mos harrojmë”, thekson Veliaj.

SHKARKO APP